Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në Markatomaj të Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake raportohet për 5 persona të plagosur, pjesëtarë të së njëjtës familje. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kanë pësuar djegie të shumta në trup. Efektivët e Policisë janë në vendngjarje, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.






