Vijojnë kontrollet e policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Gjatë një operacioni në fshatin Aprrip Guri, efektivët kanë zbuluar disa miniparcela me bimë të dyshuara narkotike, duke sekuestruar rreth 400 bimë kanabisi.
Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar Sokol Jaha, 50 vjeç, dhe Emiljan Pepgjonaj, 20 vjeç, të dy banues në Aprrip Guri.
Ndërkohë, vetëm gjatë 10 ditëve të fundit, në Pukë dhe Fushë-Arrëz janë evidentuar disa parcela të tjera të kultivuara me bimë narkotike. Si rezultat i këtyre operacioneve, policia ka arrestuar në total 5 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.






