Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Shosh të Shkodrës. Tonin Zojza dyshohet se është goditur aksidentalisht nga një pemë, teksa po priste apo mblidhte dru në një zonë pyjore, duke mbetur i plagosur rëndë.
Shkodër/Informacion paraprak
Sot, në fshatin Shosh, në një zonë pyjore, dyshohet se shtetasi Tonin Zojza, teksa po priste/mblidhte dru, është goditur aksidentalisht nga një pemë dhe, si pasojë, është plagosur rëndë.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.






