Ballina Aktualitet Rudin Beka jep dorëheqjen nga detyra e zëvendëskryetarit të Bashkisë Shkodër

Rudin Beka jep dorëheqjen nga detyra e zëvendëskryetarit të Bashkisë Shkodër

Pas rreth tre vitesh në administratën vendore, Rudin Beka ka dhënë dorëheqjen nga detyra e zëvendëskryetarit të Bashkisë Shkodër. Gjatë ushtrimit të këtij funksioni, Beka ka pasur përgjegjësi për disa prej sektorëve kryesorë të administratës vendore, përfshirë planifikimin dhe zhvillimin ekonomik, turizmin, bujqësinë, kulturën, sportin dhe arsimin.

Në fokusin e detyrës së tij kanë qenë gjithashtu marrëdhëniet me donatorët, bashkëpunimi me komunitetin e biznesit, administrimi i të ardhurave, si dhe koordinimi dhe menaxhimi i projekteve strategjike të Bashkisë Shkodër. Rudin Beka ishte pjesë e listës së Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak Shkodër në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Pas konstituimit të këshillit, ai hoqi dorë nga mandati i këshilltarit për t’iu bashkuar administratës së Bashkisë Shkodër, ku më pas u emërua në detyrën e zëvendëskryetarit.

Përpara angazhimit në administratën vendore, Beka ka ushtruar profesionin e pedagogut pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks