Një email i dërguar në disa nga institucionet e vendit ka ngritur në këmbë policinë e shëtit.
“Përshëndetje. Ky është Shteti Islamik. Me vullnetin e Allahut kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpoërthejë pas dy orësh Pas kësaj,. Ju të pafe do të copëtoheni. Pastaj do t’ju vrasim. Allahu Akbar”, thuhet në e-mailin e siguruar nga newspower.al. Policia më dhënë detaje në lidhje me ngjarjen duke bërë me dije se kontrolle janë zhvillua në disa institucione, por se nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë.
Emaili kërcënues është dërguar edhe në disa institucione në Vlorë dhe Berat.
Në Vlorë, mes institucioneve që kanë marrë mesazhin kanë qenë Gjykata, Bashkia, Prokuroria, Siptal si edhe disa institucione të tjera. Mesazhi është dërguar përmes një adrese emaili të huaj dhe përmbante paralajmërimin: “Kujdes, kemi vendosur bombë”. Pas marrjes së alarmit, në institucionet e prekura janë angazhuar shërbimet e specializuara. Njësia Speciale Operacionale e Policisë së Vlorës ka kryer kontrolle të imtësishme në ambientet e institucioneve, përfshirë edhe kontrollet për lëndë apo pajisje shpërthyese.
Policia e Shtetit
Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme në institucionet e përfshira në këtë kërcënim. Nga kontrollet e kryera deri tani, nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi.
Ndërkohë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe të adresës elektronike nga e cila janë dërguar këto kërcënime. Policia e Shtetit siguron qytetarët se nuk ka vend për panik dhe se strukturat e saj janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.






