Ballina Kronike Pukë / I armatosur pranë parcelës me 120 bimë narkotike, shpallet në...

Pukë / I armatosur pranë parcelës me 120 bimë narkotike, shpallet në kërkim 30-vjeçari

 

Një 30-vjeçar nga fshati Kodërbojë në Pukë është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ishte i armatosur dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Ngjarja u konstatua më 22 gusht 2026, gjatë kontrolleve të territorit në fshatin Kodërbojë, të zhvilluara me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë zbuluan një parcelë ku ishin kultivuar 120 bimë të dyshuara narkotike. Në afërsi të parcelës, efektivët konstatuan një person të armatosur, i cili, sapo ka vënë re praninë e Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar. Një prej punonjësve të Policisë qëlloi në ajër për ta paralajmëruar dhe ndaluar, por i dyshuari, duke përfituar nga terreni i vështirë, arriti të largohej.

 

Pas veprimeve hetimore, Policia bëri të mundur identifikimin e tij. Bëhet fjalë për shtetasin K. L., 30 vjeç, banues në fshatin Kodërbojë, Pukë, i cili është shpallur në kërkim. Sipas Policisë, 30-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike të gjetura në parcelë dhe i ruante ato i armatosur me armë zjarri. Kontrollet vijojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi policise:

Pukë / Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, pasi ishte i armatosur, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari.

Gjatë kontrollit të territorit në fshatin Kodërbojë, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, më datë 22.08.2026, konstatuan një parcelë ku ishin kultivuar 120 bimë të dyshuara narkotike.

Gjithashtu, në afërsi të parcelës, konstatuan një shtetas të armatosur, i cili, pasi ka konstatuar praninë e punonjësve të Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Një prej punonjësve të Policisë qëlloi në ajër, me qëllim paralajmërimin e tij për të ndaluar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni i vështirë, ka mundur të largohet.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i tij, konkretisht shtetasi K. L., 30 vjeç, banues në fshatin Kodërbojë, Pukë, i cili u shpall në kërkim.

Ky shtetas dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike të konstatuara në parcelë dhe i ruante ato i armatosur me armë zjarri.

Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks