Ballina Aktualitet QSUNT, spitali më i ngarkuar/ Në Shkodër dhe Lezhë përdoret vetëm një...

QSUNT, spitali më i ngarkuar/ Në Shkodër dhe Lezhë përdoret vetëm një e treta e shtretërve

Autonomia spitalore ka sjellë një dinamikë të ndryshme në përdorimin e kapaciteteve shëndetësore, por të dhënat tregojnë se diferencat mes spitaleve universitare dhe atyre rajonale mbeten të konsiderueshme. Sipas një raporti monitorimi të “Together for Life”, gjatë vitit 2024, norma mesatare e shfrytëzimit të shtretërve në spitalet universitare arriti në 81.68%, ndërsa në ato rajonale ishte 35.87%.

QSUT regjistroi nivelin më të lartë, me një normë që luhatet nga 81 në 86.5%, duke reflektuar kërkesën e lartë për shërbime të specializuara. Në Spitalin Memorial të Fierit, shfrytëzimi i shtretërve u rrit nga 61.8% në mbi 71%, ndërsa në Spitalin Rajonal të Vlorës qëndroi në rreth 40–42%.

Nivele më të ulëta u regjistruan në Shkodër dhe Lezhë. Në Shkodër, ku  u përdor 30.22% e kapacitetit të shtretërve, ndërsa numri i shtrimeve arriti në 12,855, ose 55.9% e objektivit vjetor. Në Lezhë, norma e shfrytëzimit ishte 33.7%, me 5,475 pacientë të shtruar. Në të dyja spitalet, ndërkohë, aktiviteti diagnostik dhe kirurgjikal tejkaloi pritshmëritë. Shkodra realizoi 8,974 ekzaminime me skaner, ose 63.2% më shumë se objektivi, ndërsa në Lezhë ndërhyrjet kirurgjikale e tejkaluan planin me 31.4%. Raporti evidenton gjithashtu një peshë të lartë të urgjencave në aktivitetin spitalor. Në Lezhë, 80.6% e shtrimeve erdhën përmes urgjencës, ndërsa në Shkodër kjo përqindje arriti në 71.4%.

Të dhënat tregojnë se spitalet rajonale po përballojnë një volum në rritje të konsultave, analizave dhe ekzaminimeve diagnostikuese, por një pjesë e kapaciteteve të shtrimit vijon të mbetet e pashfrytëzuar. Sipas raportit, një shpërndarje më e ekuilibruar e pacientëve dhe fuqizimi i shërbimeve rajonale do të ndihmonin në uljen e presionit ndaj QSUT-së dhe në përdorimin më efikas të kapaciteteve ekzistuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks