Ballina Aktualitet Zjarri në Pukë, ministrat Karakaçi dhe Nufi inspektojnë nga afër situatën në...

Zjarri në Pukë, ministrat Karakaçi dhe Nufi inspektojnë nga afër situatën në Gojan. “Sot në gjithë vendin kishim një situatë shumë të vështirë”

Screenshot

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, ka shkuar në Pukë për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarri që ka përfshirë zonën e Gojanit të Madh.Në terren, ministri zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Pukës, Rrok Dodaj, dhe prefekten e qarkut Shkodër, Holta Duda, me të cilët u informua mbi zhvillimet e fundit dhe koordinimin e strukturave të angazhuara në operacion.Flakët kanë përparuar për shkak të erës, duke iu afruar banesave në lagjen Pepaj të fshatit Gojan i Madh. Në zonë janë angazhuar forcat zjarrfikëse, efektivë të Policisë së Shtetit dhe një helikopter, i cili po ndërhyn nga ajri në vatrat më problematike.

Ndërkohe Ministri Ermal Nufi, pas vizitës në fshatin Tenë të Mirditës, shkoi mbrëmjen e sotme edhe në fshatin Gojan i Madh të Pukës, për të inspektuar nga afër zjarret që kanë përfshirë vendin. Nufi tha se situata e zjarreve ditën e sotme në këtë zonë ka qenë e vështirë, por shtoi se pas disa orëve luftë më flakët, tashmë situata është nën kontroll.“Di që keni pasur një situatë shumë të vështirë sot. Ka pasur momente shumë të sikletshme, por falë punës suaj dhe falë koordinimit të mirë që kemi pasur, duket që situata është nën kontroll. Edhe në Mirditë kishim një situatë shumë të vështirë, por edhe ajo u menaxhua”, tha mes të tjerash Nufi.Ministri Nufi tha gjithashtu se sot ka qenë një situatë e rënduar nga zjarret në të gjithë Shqipërinë, por shtoi se në orët e mbrëmjes, situata paraqitet shumë më e qetë gjithëandej.“Sot ka qenë një ditë shumë problematike përsa i përket situatës së vatrave të zjarrit në Shqipëri. Situata është shumë më e qetësuar. Këtu në Gojan vazhdojmë të kemi një vatër zjarri që duket në lartësinë e Tërbunit. Nesër në mëngjes do riaktivizohet flota e helikopterëve dhe avionëve për neutralizimin e plotë të vatrave të zjarrit. Ka pasur disa vatra problematike si Dukati, Mirdita, Klosi, Tirana me malin e Dajtit, ku era e ka përkeqësuar situatën e zjarrit. Kemi pasur mbi 270 efektivë të Forcave të Armatosura të angazhuar në të gjithë territorin e Republikës. Vetëm këtu në Gojan kemi pasur 60 forca të Armatosura. Tani janë tërhequr për shkak të qetësimit të situatës. Kemi pasur një situatë të vështirë dje në Milot. Situata tani paraqitet shumë më e qetë”, shtoi Nufi.Më tej Nufi theksoi se shumica e zjarreve në vend dyshohet që të jenë të qëllimshme, teksa shtoi se shteti shqiptar ka qenë mjaft i përgatitur për t’u përballur me flakët këtë vit, krahasuar me vitet e tjera. Ai tha se janë 5 helikopterë dhe 2 avionë që kanë operuar nga ajri në Shqipëri për shuarjen e flakëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks