Shkodër
Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, për motive të dobëta; pas kontrolleve të shumta, pamundësisë për t’u larguar dhe negociatave mes familjarëve dhe Policisë, vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të komshiut të tij.
70-vjeçari u arrestua për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera nga shërbimet e Policisë, pamundësisë për t’u larguar dhe për të qëndruar i fshehur, si dhe negociatave të vazhdueshme mes familjarëve të autorit të dyshuar dhe Policisë, shtetasi P. B. u vetëdorëzua te strukturat e Policisë, në lagjen “Rus”, ku qëndronte i fshehur prej disa orësh.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 70-vjeçari u arrestua për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi:
Rreth orës 14:30 të ditës së sotme, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi Pjerin Bitanji., 70 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin Vladimir Bruçi 64 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.






