Në kulmin e sezonit turistik, administrata tatimore vijon kontrollet në subjekte në kuadër të Planit Operacional të Turizmit, për të siguruar që të respektohen detyrimeve tatimore.
Së fundmi, Task Forca e Administratës Tatimore ka intensifikuar kontrollet në Shkodër, gjatë të cilave janë konstatuar 13 shkelje administrative, të lidhura me faturimin, autofaturimin, certifikatën elektronike dhe ushtrimin e aktivitetit të paregjistruar.
Ndërkohë, tatimet u bëjnë apel qytetarëve që të raportojnë shkeljet përmes aplikacionit “Denonco Evazionin” si dhe të kërkojnë faturën për çdo blerje apo shërbim.
Të gjitha strukturat që operojnë në sektorin e turizmit janë në shënjestër të planit sektorial 2026 i cili do po zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Plani synon të rrisë formalizimin dhe administrimin e të ardhurave në hotele, bujtina, apartamente, agroturizëm, restorante, kafene, fast-food, ambiente nate si dhe çadra, shezlone, aktivitete ujore Certifikuar nga AKB.
Sa i takon kontrollit të strukturave dhe subjekteve të shërbimeve parashikohen verifikime të përgjithshme që lidhen me regjistrimi në QKB dhe organin tatimor të subjekteve; Fiskalizimi aktiv dhe lëshimi i faturave; Verifikimi i deklarimit të punonjësve; Afishimi i çmimeve në vende të dukshme dhe Dokumentimi i pronësisë dhe qirasë.
Nga ana tjetër parashikohet kontrolle pa paralajmërim për stafin, duke synuar evidentimin e punonjës të padeklaruar me qëllim uljen e infomalitetit. Do të verifikohet lista e pagave reale kundrejt deklaratave, kjo duke përdorur edhe pagat indikativë të përcaktuara nga tatimet për këtë sektor.
Po ashtu, në këtë drejtim parashikohet analiza e analiza e strukturave me qira ditore si apartament apo vilë në Booking dhe Airbnb si dhe identifikimi i punës sezonale të paregjistruar
Ky kontoll do të bëhet në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës.






