Apliko për t’i shërbyer sigurisë së vendit!
300 vende për të rinj e të reja që duan të zgjedhin një profesion me mision: Policinë e Shtetit.
Janë hapur aplikimet për konkurrim për pranimin në funksionet e rolit zbatues “Patrullë e Përgjithshme”. Një proces që udhëhiqet nga merita, shanset e barabarta, transparenca dhe integriteti.
Për të rinjtë që duan të jenë pjesë e një Shqipërie europiane, moderne dhe të sigurt, uniforma është një mundësi për të kontribuar me dinjitet, profesionalizëm dhe përgjegjësi. Ju ftoj të aplikoni në periudhën mes 17 gushtit deri më 18 shtator 2026.
Shqipëria ka nevojë për njerëz që zgjedhin të shërbejnë me uniformë, për rend e siguri si parakusht i zhvillimit. Bëhuni pjesë e Policisë së Shtetit dhe e misionit për një Shqipëri më të sigurt🤝🇦🇱🇪🇺
🔗👉https://asp.gov.al/hapen-aplikimet-per-pranim-ne-policine-e-shtetit-per-300-funksione-per-patrulle-e-pergjithshme/






