Ballina Aktualitet Pas denoncimit në Newspower.al se po thyhet haptazi VKM e qeverisë, “zgjohet”...

Pas denoncimit në Newspower.al se po thyhet haptazi VKM e qeverisë, “zgjohet” Bashkia Shkodër. Kryebashkiaku Beci: Zero tolerancë ndaj shkeljeve!

Pasi newspower.al denoncoi rastin e shkeljes haptazi të VKM për pezullimin e punimeve në zonat turistike, qëndrat historike dhe ato muzeale, bashkia Shkodër është “zgjuar” duke reaguar këtë fillim jave. Kryebashkiaku Benet Beci ka rikujtuar zonat ku vepron VKM-ja dhe deklaron se do të ketë zero tolerancë ndaj shkeljeve.

Statusi i plote:

Pezullimi i punimeve gjatë sezonit turistik është i detyrueshëm. Zero tolerancë ndaj shkeljeve.

Gjatë monitorimeve në terren janë konstatuar raste të vijimit të punimeve të ndërtimit në zona ku, në zbatim të VKM nr. 618, datë 30.07.2026, “Për pezullimin e punimeve të ndërtimit dhe të aktiviteteve të lidhura me to, në zonat turistike gjatë sezonit turistik 2026”, ato duhet të jenë të pezulluara gjatë sezonit turistik.

Për këtë arsye, rivendosim në vëmendje dhe bëjmë sërish publike hartat e zonave ku zbatohet pezullimi, duke ua bërë të qartë të gjitha subjekteve ndërtuese se respektimi i këtij detyrimi është i panegociueshëm.

Pezullimi përfshin qendrën historike dhe urbane të Shkodrës, aksin Shirokë–Zogaj, Velipojë–Rrjoll, si dhe zonën Theth–Ndërlysë, sipas përcaktimeve dhe hartave përkatëse.

Strukturat përgjegjëse do të vijojnë kontrollet në terren dhe nuk do të ketë tolerancë për subjektet që nuk respektojnë pezullimin dhe vijojnë punimet. Për çdo shkelje do të zbatohen masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Në një sezon me fluks të lartë turistësh dhe vizitorësh, respektimi i këtyre rregullave është një detyrim ndaj qytetit, banorëve, bizneseve dhe të gjithë atyre që kanë zgjedhur Shkodrën për pushimet e tyre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks