Ballina Aktualitet Shkodra siguron investime të reja për dy shkolla / Do të rikonstruktohet...

Shkodra siguron investime të reja për dy shkolla / Do të rikonstruktohet shkolla “Skënderbeu” dhe do të ndërtohen mjedise sportive në gjimnazin “Oso Kuka”

Bashkia Shkodër është shpallur fituese në thirrjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për financimin e projekteve në infrastrukturën arsimore, duke siguruar dy investime të rëndësishme për qytetin.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili njoftoi se projekti përfshin rikonstruksionin e plotë të shkollës “Skënderbeu”, si dhe ndërtimin e mjediseve sportive në gjimnazin “Oso Kuka”.

Sipas Becit, investimet synojnë përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe krijimin e hapësirave moderne e funksionale për nxënësit dhe stafin pedagogjik, duke ofruar një infrastrukturë më cilësore për procesin arsimor dhe aktivitetet sportive.

Kryebashkiaku theksoi se këto projekte janë pjesë e angazhimit për modernizimin e shkollave të Shkodrës, duke nënvizuar se investimet në arsim po shndërrohen në një realitet konkret për komunitetin.

Punimet pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së kushteve të mësimit dhe në përmirësimin e ambienteve që shfrytëzohen çdo ditë nga qindra nxënës të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks