Ballina Analiza dhe Komente URA E BUNËS/ Ish deputeti Gurakuqi i kundërpërgjigjet DRTK Shkodër: Mungesa e...

URA E BUNËS/ Ish deputeti Gurakuqi i kundërpërgjigjet DRTK Shkodër: Mungesa e arsyetimit tuaj ulëritëse

Te nderuar drejtues te Monumenteve te Kultures, Shkoder!
Jam i detyruar t’a vendos edhe nje here mesazhin per shkak te prekjes se standardeve te komunikimit publik te institucionit tuaj.

Ju ftoj ta lexoni edhe nje here kete qe keni shkruar mbasi me duket eshte nje qendrim i perkundert me arsyen dhe jashte cdo lloj pritshmerie te qytetareve te Shkodres. Mungesa e arsyetimit tuaj eshte uluritese.
Se dyti, dua t’ju kujtoj, se prej se paku disa muajsh jeni ne rrethana mosveprimi ne lidhje me rregullimin e Ures se Bunes qe po degradonte. Heshtja juaj si institucion i ngarkuar nga ligja per mbrojtje dhe restaurim, perben shkeljen e pare te ligjit. Tjeter: demtimi po rrezikonte jeten e banoreve, vendas dhe turisteve te huaj ne Shkoder. Edhe neglizhenca ne sigurimin e jetes SE QYTETAREVE perben nje shkelje tjeter e parashikuar ne legjislacion.DHE keto mosveprime te teresi, se bashku me pengimin e autoritetetit vendor ne veprimtarine per mbrojtjen e komunitetit, per nga rendesa, qendrojne para cdo veprimi me vete-inisiative per riparim qe po ndermerr Bashkia Shkoder, me te drejte, per shkak se e ka detyrim kujdesin ndaj qytetareve te saj. Lutem mos e merrni kete adresim timin ndaj jush, si dalezotje ndaj Bashkise, por vetem si nje reagim ndaj arsyetimit tuaj te zhdrejte,dhe jo koinsistent, qe me duket i papranueshem, i pashpjegueshem para publikut. Ju ftoj te reflektoni dhe te bashkepunoni me autoritetet vendore per permbylljen e ketij riparimi, sa me pare qe te jete e mundur duke u larguar nga cdo llo ping-pongu politik. Lutem mos i perdorni tagret formale qe keni per pengimin e punes se nisur per riparimin e Ures se Bunes. Koha nuk pret.

Prej disa muajsh ju kam shkruar per situaten alarmante dhe nuk keni marre asnje mase.

SOT QE DIKUSH PO MERRET ME KETE RESTAURIM, JU DUHET T’U GJENDENI PRANE ME EKSPERTIZEN TUAJ.

Ju mund ta fshini serish kete mesazh, por une do i drejtohem Ministres se Kultures sot per kete reagim disproporcional tuajin ne raport me detyrimin tuaj per respektimin e standardeve te transparences dhe informimit te drejte te qytetareve te Shkodres.
Faleminderit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks