NJOFTIM I RËNDËSISHËM
📢Njoftojmë qytetarët se, si pasojë e vijimit të punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë ditën e nesërme, më datë 23.07.2026, duke filluar nga ora 23:00 deri në orët e para të datës 24.07.2026.
🟦Gjithashtu, ju kujtojmë që gjatë 24 orëve të para pas rikthimit të furnizimit, të shmangin përdorimin e menjëhershëm të ujit për konsum të drejtpërdrejtë për shkak të pastrimit të tubacioneve pas lidhjes së rrjetit të ri me atë ekzistues.






