Ballina Aktualitet Shpallen zyrtarisht fituesit e koncesionit Milot-Balldre! 4 kompani do të ndërtojnë 17...

Shpallen zyrtarisht fituesit e koncesionit Milot-Balldre! 4 kompani do të ndërtojnë 17 kilometra rrugë dhe tunel 850 metra me vlerë 364.7 milionë euro

Botohet në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, fituesi i koncesionit Milot-Balldre. Të tre ofertat ishin me të njëjtën vlerë, ndërsa fituese është shpallur Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “SALILLARI” sh.p.k. “ALB TIEFBAU” sh.p.k. “InfraKonsult” sh.p.k. “ERALD-G” sh.p.k., me vlerë totale të parashikuar për Kontratën 364,732,924.00 EUR pa TVSH.

Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Salillari” sh.p.k., “ALB TIEFBAU” sh.p.k, “InfraKonsult” sh.p.k., “ERALD-G” sh.p.k., me 93 pikë nga 100 pikë të mundshme.

OFERTAT E SKUALIFIKUARA 

* Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “4 A-M” sh.p.k., “YÜKSEL INŞAAT ANONİM ŞİRKETİ”, “SEED CONSULTING” sh.p.k., “TRANSPORT HIGHWAY CONSULTING” sh.p.k. me vlerë totale të parashikuar për Kontratën 364,732,924 EUR pa TVSH

* Shoqëria “A.N.K” sh.p.k., “GJOKA KONSTRUKSION” sh.a. “A&E Engineering” sh.p.k. me vlerë totale të parashikuar për Kontratën 364,732,924 EUR pa TVSH;

Autostrada e re me gjatësi 17 kilometra do të jetë e kategorisë A, pritet të përfundojë në fund të 2028-ës, dhe është një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit Adriatiko-Jonian. Gjurma e aksit fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.

Kjo autostradë do të jetë me pagesë për qytetarët njëjtë si Thumanë-Kashar, ndaj do të shoqërohet edhe me rrugë alternative pa pagesë kategoria “C”. Rruga do të ndërtohet plotësisht me fondet e privatit, ndërsa fitimi i kompanisë do të jetë nga tarifat e kalimit, pasi rruga të hapet për qarkullim.

Për Dhënien me Koncesion të segmentit për projektimin, ndërtimin, financimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Milot-Balldre

Autoritet Prokurues Ministria e Infrastruktures dhe Energjise
Objekti i Kontrates Për Dhënien me Koncesion të segmentit për projektimin, ndërtimin, financimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Milot-Balldre

– Forma: Koncesion;
– Objekti: Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor “Milot-Balldre” dhe Lloji i Kontratës “Punë”
– Nr. Reference – REF-57577-08-08-2025
– Vendndodhja e objektit të Kontratës: Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre

Vlera e Totale e parashikuar për Kontratën është 364,732,924 EUR pa TVSH.
Në këtë vlerë përfshihen shuma e Vlerës së Projektimit, Vlerës së Operimit, vlerës së Mirëmbajtjes rutinë dhe kapitale.
– Vlera e parashikuar e Projektit është 3,650,964 EUR pa TVSH (Projektimi) plus 182,548,198 EUR pa TVSH (Ndërtim, rehabilitim) plus 10,122,482 EUR pa TVSH (Sistemi i Pagesës (toll)
– Vlera e parashikuar e Operimit është 84,979,849 EUR pa TVSH (Operimi)
– Vlera e parashikuar e Mirëmbajtje Rutinë dhe Kapitale është 83,431,431 EUR pa TVSH
Burimi i financimit: Investim Partneri Privat
_______________________________________________________
Segmenti ekzistues i rrugës që shërben për drejtimin nga Miloti në Balldre dhe zonat përreth, është me dy drejtime (vajtje-ardhje). Rruga ekzistues ka një gjatësi më të madhe nga propozimi i ri, parametra teknik të lëvizjes në këtë rrugë janë të një niveli shumë të ulët. Kjo rrugë kalon nëpër qytetin e Lezhës, me trafik shumë të rënduar dhe rrjedhimisht, ka kohë më të gjatë udhëtimi dhe konsum më të madh karburanti etj.

Seksionet e rrugës ekzistuese funksionojnë brenda kapacitetit të tyre, por në periudha të ndryshme sidomos gjatë sezonit veror mbingarkohet jashtë kapacitetit, si efekt i frekuentimit të plazheve që ndodhen në këtë zonë (plazhi i Shëngjinit, plazhi i Tales, plazhi i Velipojës) dhe portit të Shëngjinit. Sipas parashikimit të kërkesës së trafikut, kapaciteti do të tejkalohet së shpejti, duke rritur numrin e automjeteve në qarkullim, duke sjell pamundësinë e përballimit te këtij kapaciteti nga rruga ekzistuese.
Autostrada e re do të shtrihet nga Miloti në Balldre, si vazhdim i autostrades Kashar-ThumanëMilot, duke përmirësuar këtë pjesë nga rrugë kategoria “C” në autostradë të kategorisë “A”.
Aksi Milot-Balldre që parashikohet në këtë studim është i gjatë rreth 17 km.
Seksioni i propozuar plotëson karakteristikat e një autostrade të kategorisë A.
Ky aks do të ketë një karrexhatë dyfishe me nga dy korsi, me një ndarëse korsish dhe korsi të emergjencës, bankine, tunel me dy tuba, vepra arti të mëdha mbi lumin Mat dhe lumin Drin, vepra arti të vogla, rrugët paralele të kategisë F2, nyjet në disnivel bashkë me rrugët lidhëse, rrugë alternative pa pagesë të kategorisë “C” në një distancë jo më pak se 1 km nga aksi kryesor, si dhe operimin dhe mirëmbajtjen e Infrastrukturës së Operimit përfshirë kabinat, sistemin e portave të automatizuara për lejimin e hyrje daljeve në Rrugë, sensorët e trafikut dhe elementet e tjera matëse,
sistemin elektronik për mbledhjen e Tarifave dhe të monitorimit të trafikut, serverat e nevojshëm për mbajtjen dhe përpunimin e të dhënave të trafikut dhe të arkëtimeve përkatëse, si dhe çdo element tjetër të nevojshëm për realizimin e shërbimit të mundësimit të aksesit në rrugë të Përdoruesve, arkëtimin e Tarifës, kontrollin e trafikut dhe ofrimin e ndihmës për përdoruesit, parandalimin e shkeljeve, duke përfshirë reagimin në rast ndërhyrjesh urgjente.

Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i koncesionit Njoftuar Fituesi
Kompania Koncesionare
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 02-10-2025
Data e mbajtjes se koncesionit 02-10-2025
Nr. i Operatoreve Konkurues 3
Operatore Konkurues Referuar publikimit në dataset-in OpenData të Agjencisë së Prokurimit Publik datë 21.10.2025, jane dorezuar prane Autoritetit Kontraktor 3 oferta ekonomike.

Operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në procedurë janë:
1. Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “4 A-M” sh.p.k., “YÜKSEL INŞAAT ANONİM ŞİRKETİ”, “SEED CONSULTING” sh.p.k., “TRANSPORT HIGHWAY CONSULTING” sh.p.k.
2. Shoqëria “A.N.K” sh.p.k., “GJOKA KONSTRUKSION” sh.a., “A&E Engineering” sh.p.k.
3. Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “SALILLARI” sh.p.k., “ALB TIEFBAU” sh.p.k., “InfraKonsult” sh.p.k., “ERALD-G” sh.p.k.

Operator Ekonomik Kontraktues
Kosto koncesionare 364,732,924 Euro
Kohezgjatja e koncesionit(vjet) 35 vite
Data e shpalljes se koncesionit 11-08-2025
Oferta fituese Leke pa TVSH 364,732,924
Data e shpalljes se fituesit 20-07-2026
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
Data e lidhjes se kontrates
Kohezgjatja e kontrates
Ankesa Janë s’kualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:
1. Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “4 A-M” sh.p.k., “YÜKSEL INŞAAT ANONİM ŞİRKETİ”, “SEED CONSULTING” sh.p.k., “TRANSPORT HIGHWAY CONSULTING” sh.p.k., pasi nuk ka paraqitur Sigurimin e Zgjatur të Ofertës, në kundërshtim me kërkesat e nënpikës 3.2.2 të pikës 3 “Oferta: Përgatitja” të Dokumenteve Standarde të Koncesionit (DSK), sipas së cilës mos shtyrja e periudhës së vlefshmërisë së Sigurimit të Ofertës përbën shkak për skualifikimin e Ofertuesit.

2. Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “A.N.K” sh.p.k., “GJOKA KONSTRUKSION” sh.a,“A&E Engineering” sh.p.k., pasi oferta e tij nuk përmban të gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe nuk është në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Shtojcën nr. 9 të DSK-së. Dokumentacioni ekonomiko-financiar i paraqitur nuk siguron përputhshmëri të plotë me kërkesat e Dokumenteve të Procedurës Konkurruese. BOE nuk ka përmbushur kërkesat minimale për kapitalet e veta në raport me përqindjen e pjesëmarrjes së deklaruar në bashkim, në kundërshtim me kërkesat e Dokumenteve të Procedurës Konkurruese. Nuk ka paraqitur një Plan Biznesi në përputhje me Formularin e Ofertës, pasi në dokumentacionin e dorëzuar konstatohet mospërputhje lidhur me afatin e ndërtimit dhe elementë të tjerë thelbësorë të ofertës. BOE nuk përmbush kriterin kualifikues “Eksperienca në Projektim”, pasi nuk ka provuar disponimin e ekspertit me profilin dhe kualifikimin specifik “Inxhinier Gjeoteknik”, sipas kërkesave të Dokumenteve të Procedurës Konkurruese. Nuk përmbush kriterin kualifikues “Eksperienca në Ndërtim”, pasi asnjë nga anëtarët e deklaruar si përgjegjës për ndërtimin, konkretisht shoqëritë “A.N.K” sh.p.k. dhe “Gjoka Konstruksion” sh.a., nuk kanë paraqitur personelin mbështetës të kërkuar në Dokumentet e Procedurës Konkurruese, gjithashtu nuk u provua mbulimi i plotë (100%) i punimeve sipas ndarjes së përgjegjësive në marrëveshjen e bashkëpunimit.

Nuk ka pasur ankesa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks