Mesditën e sotme, në ambientet e brendshme të Poliklinikës së Shkodrës, një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të 32-vjeçarit Vildan Kepëca nga 18-vjeçari Arvin Fregjaj. Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, shihet momenti i sulmit, ku autori dyshohet se mban në dorë një mjet prerës, ndërsa i plagosuri bie në tokë pas goditjes.
32-vjeçari u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, motivet dhe rrethanat e konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.






