Malisheva ka fituar sot përballë Vllaznisë, ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të Conference League. Sfida e zhvilluar në Prishtinë, përfundoi me shifrat e thella 5-0.
Dopieta e Ukës, golat e Ibishit, Veliut e Dulajt, i dhanë fitoren me “manita” Malishevës. Një përmbysje kjo, pasi sfida e parë në Shkodër, përfundoi me shifrat 2-1 në favor të “kuqebluve”.
Kështu, “djemtë” e Edi Martini mbyllin aventurën evropiane shumë shpejt. Ndërkohë në raundin e dytë, Malisheva do të përballet me Hibernian.






