Fundjava ka sjellë një fluks të lartë automjetesh drejt bregdetit shqiptar, ndërsa mijëra pushues, kryesisht nga Kosova, i janë drejtuar plazheve të Shëngjinit dhe Velipojës.
Një nga pikat më të ngarkuara mbetet kryqëzimi i Fushë-Milotit, ku qarkullimi është rënduar si pasojë e numrit të madh të mjeteve. Kolonat e automjeteve kanë shkaktuar vonesa, ndërsa drejtuesit janë përballur me lëvizje të ngadalësuar.
Lehtësim të situatës ka sjellë hapja e urës në Milot, në aksin e vjetër, e cila është shfrytëzuar nga një pjesë e drejtuesve të automjeteve si itinerar alternativ për të vijuar udhëtimin drejt Lezhës dhe zonave bregdetare.
Për të menaxhuar fluksin e lartë të lëvizjes, në terren janë angazhuar forca të shtuara të Policisë Rrugore, të cilat po monitorojnë dhe drejtojnë qarkullimin përgjatë gjithë aksit verior, me qëllim shmangien e bllokimeve dhe garantimin e sigurisë rrugore.






