Ballina Kronike Lezhë/ Një i ri plagoset me thikë në Shëngjin, transportohet në spital

Lezhë/ Një i ri plagoset me thikë në Shëngjin, transportohet në spital

Një i ri ka mbetur i plagosur me mjet prerës thikë në zonën e Shëngjinit. Ngjarja është regjistruar në rrugën e Kunës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në plagosjen e tij.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks