Ballina Aktualitet “Honda” zgjedh peizazhet e Shkodrës për reklamën e saj më të re/...

“Honda” zgjedh peizazhet e Shkodrës për reklamën e saj më të re/ Rama: Një tjetër dëshmi e potencialit të Shqipërisë

Screenshot

Kryeministri Edi Rama tha sot se peizazhet e qarkut Shkodër janë përzgjedhur për realizimin e reklamës më të re të kompanisë Honda, një prej markave më të njohura të industrisë automobilistike në botë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë si një tjetër dëshmi të potencialit që ka Shkodra për të tërhequr produksione ndërkombëtare.

“Shkodra zgjidhet nga emra të mëdhenj të industrisë ndërkombëtare Peizazhet mahnitëse të qarkut Shkodër u përzgjodhën për realizimin e reklamës më të re të Honda, një prej markave më prestigjioze të industrisë automobilistike në botë    Një tjetër dëshmi se Shkodra po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të rëndësishëm për produksione filmike dhe reklamuese të nivelit të lartë” shkruan Rama në facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks