Ballina Aktualitet Banorët e Nikaj-Mërturit në protestë kundër ndërhyrjes në lumin e Mërturit

Banorët e Nikaj-Mërturit në protestë kundër ndërhyrjes në lumin e Mërturit

Screenshot

Ndërhyrja e fadromave në shtratin e lumit të Merturit ka nxjerrë në protestë banorët e Njësisë Administrative Nikaj-Mërtur, në bashkinë Tropojë. Projekti i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare parashikon ndërtimin e pritave malore për frenimin e inerteve, por banorët shprehen se punimet kanë nisur pa u zhvilluar dëgjesa publike dhe pa u informuar komuniteti. Sipas tyre, ndryshimi i klasifikimit të kësaj rrjedhe ujore nga lum në përrua, së bashku me ndërhyrjen me mjete të rënda në shtratin e saj, ngre dyshime se pas projektit mund të fshihen plane të tjera.

Inxhinieri Zef Imeraj shprehet se, nga pikëpamja teknike, ndërhyrjet në shtratin e një lumi lejohen vetëm në raste të caktuara  duke shtuar se ndërtimi i pritave për inerte ne lum, nuk lejohet.

Në mbështetje të banorëve doli edhe administratori i Njësisë Administrative Nikaj-Mërtur, Besard Ndoja, i cili deklaroi se punimet kanë nisur pa dijeninë  e banoreve.

Lumi i Merturit konsiderohet një nga ekosistemet më të paprekura ujore në Shqipëri. Ai është ndër habitatet e fundit ku rritet natyrshëm trofta e egër me pika të kuqe, një specie që vlerësohet për rëndësinë e saj ekologjike dhe biodiversitetin që përfaqëson.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks