Kanë nisur sot regjistrimet online në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta.Lajmin e bëri me dije Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro përmes një njpftimi në rrjetet sociale. Afati i fundit për regjistrim është data 31 korrik.
NJOFTIM SHUMË I RËNDËSISHËM
Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 6 korrik në #eAlbania dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 korrik, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre brenda këtyre afateve.






