Ballina Sport Tronditet sporti shqiptar i atletikës/ Ndahet nga jeta në moshën 16-vjeçare kampioni...

Tronditet sporti shqiptar i atletikës/ Ndahet nga jeta në moshën 16-vjeçare kampioni Dardan Baraku

 

 

Sporti shqiptar është në zi. Dardan Baraku, kampioni i Shqipërisë në garën e 100 metrave për grupmoshën U16, është ndarë nga jeta në moshën vetëm 16-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga Shoqata e Atletikës Vllaznia, e cila ka shprehur dhimbjen për humbjen e atletit të ri, duke e cilësuar atë si një talent me të ardhme të ndritur dhe një shembull për përkushtimin ndaj sportit.
Burime pranë familjes bëjnë me dije se Dardani kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë ditëve të fundit. Pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, ai nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen. Me rezultatet e tij në pistë, Dardan Baraku kishte fituar titullin kampion të Shqipërisë në kategorinë U16, duke u kthyer në një nga sportistët më premtues të atletikës shkodrane. Përkushtimi, disiplina dhe pasioni për sportin e bënë atë të vlerësohej nga trajnerët dhe bashkëmoshatarët. Në mesazhin e saj të ngushëllimit, Shoqata e Atletikës Vllaznia i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Baraku, të afërmve dhe miqve, duke theksuar se kujtimi i Dardanit do të mbetet gjithmonë i gjallë. Ndarja e tij e parakohshme është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin sportiv shqiptar, që humbi një talent me perspektivë të madhe. Newspower.al i shpreh ngushellimet familjes Baraku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks