Nënkryetari i FRPD Shqipëri dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Arvit Bushati, u ka bërë thirrje qytetarëve të Shkodrës dhe zonave përreth që t’i bashkohen protestës së organizuar këtë mbrëmje, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për të dëshmuar frymën qytetare dhe traditën opozitare që, sipas tij, ka karakterizuar gjithmonë Shkodrën.
Statusi i plote:
Në protestë
Sot, qyteti ynë është në një sfidë të rëndësishme, e cila do të dëshmojë nëse vazhdon akoma në vetëdijen e shkodranëve të zotërojë ajo formë proteste a opozitarizmi që e ka shoqëru gjithmonë.
Bashku kësaj, lutem fort që rrugët e Shkodrës sonte të mbushen përplot me qytetarë të Shkodrës e rrethinave në një marshim që shpresojmë të ngelë gjatë në kulturën tonë demokratike.
Për me shumë dinjitet!
Me protestu për dinjitet, don me thanë që ky kryeminister me u sjelle ndrysh dhe me ma shumë pergjegjësi kur banorëve të Thethit, pasi i grumbullon, i inkurajon që ku të jenë e ku mos të jenë të grumbullohen e të gjejnë formën për me investu në Theth e përbri tij, e pasi gjithë këto punë kryhen, i çon fadromat me i prish një për një pikërisht atyne që i kishte në takim muaj ma parë e po i tregonte me sa prioritet e sheh zhvillimin e Alpeve.
Shtu edhe argumentin që këto ndërtime po i prish se s’kanë letra të tokës, duke harru që ka 13 vite që është pikërisht ai autoriteti i cili asht dashtë që hakun me ia dhanë të zotit e pronën me ia dhanë thethianëve.
Për dinjitet, don me thanë që duhet çdo 30-vjeçar që ka ky qytet me kenë në rrugë sot e me kërku llogari si me rrogën mesatare mundesh me përballu 1200 euro për metër, çmime që së fundi kanë shku në këto nivele.
Dinjitetin ta kërkojmë kur për çdo çift të ri në Shkodër është pothuajse e pamundur nga ana ekonomike me përballu kostot për me kriju familje apo me u ba prindër.
T’kërkojmë llogari pse po zvogëlohemi e ku çdo ditë e ma shumë, nisur nga kushtet e mësipërme, mungojnë bashkëqytetarët tanë duke e pa të pamundur jetesën në këtë vend.
T’kërkojmë llogari pse na duhen 4 orë me shku deri në Tiranë e njëjtë edhe me u kthy.
Pse për me shku ma shpejt, do na u dashka t’kalojmë te dyqani i Salillarit e pastaj te ai i Bashkimit, njëjtë edhe në kthim, gja e cila do na kushtojë minimumi 15 euro.
Kujt ia kanë këto detyrime qytetarët e Shkodrës?
Askujt!
Nisur qoftë edhe nga një prej këtyne që rendita ma sipër, pa pas nevojë për të gjitha këto, dashtë Zoti sonte Shkodra do të gumëzhijë nga protesta për me kërku të drejtën tonë.






