Ballina Aktualitet Rruga Milot–Balldren, deputeti Hoti: Shembull i abuzimit me fondet publike

Rruga Milot–Balldren, deputeti Hoti: Shembull i abuzimit me fondet publike

Deputeti Kliti Hoti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi projektin e rrugës Milot–Balldren, të cilin ai e cilëson si një nga shembujt më problematikë të menaxhimit të fondeve publike në vend. Sipas Hotit, kjo vepër infrastrukturore mund të shërbejë si ilustrim në çdo trajnim apo leksion mbi abuzimin me fondet publike dhe mungesën e transparencës në proceset e prokurimit dhe zbatimit të projekteve. Ai thekson se qytetarët e veriut, veçanërisht shkodranët dhe banorët e zonave përreth, nuk kanë nevojë për analiza teorike mbi këto çështje, pasi, sipas tij, ata i përjetojnë çdo ditë pasojat në formën e zhvillimit të munguar, kohës së humbur dhe premtimeve të pambajtura.

Statusi: 

Rruga Milot-Balldren është shembulli më i qartë i korrupsionit në Shqipëri.
Mund të përdoret si ilustrim në çdo leksion apo trajnim mbi abuzimin me fondet publike dhe mungesën e transparencës.
Por shkodranët dhe banorët e veriut nuk kanë nevojë për leksione. Ata i ndjejnë çdo ditë pasojat e këtyre aferave në zhvillimin e munguar, kohën e humbur dhe premtimet e pambajtura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks