Ballina Kronike Dëshmitarët vijojnë të rrëzojnë akuzat e SPAK: “Nuk kemi marrë para”!...

Dëshmitarët vijojnë të rrëzojnë akuzat e SPAK: “Nuk kemi marrë para”! Seanca në GJKKO për kryebashkiakun e Vaut të Dejës

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar seanca e radhës ndaj kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli, i cili po hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Gjatë seancës, ashtu si në seancën e mëparshme, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me pyetjen e dëshmitarëve të thirrur në proces.

Në gjykatë u paraqit dëshmitari Zef Doda, i cili deklaroi se është kryetar i PS-së në fshatin Karmë të bashkisë Vau i Dejës dhe se nuk ka dijeni për ndonjë remont në fshatin Stajkë.

Doda tha gjithashtu se e njeh Kristian Shkrelin si kryetar bashkie dhe se gjatë angazhimit të tij në zgjedhjet e vitit 2025 është udhëzuar të punojë për Partinë Socialiste. Sipas dëshmisë së tij, nuk i është bërë asnjë ofertë financiare për zgjedhjet dhe nuk ka marrë urdhra nga Shkreli.

Në seancë u dëgjua edhe dëshmitari tjetër Luigj Leka, pronar i një subjekti privat, i cili deklaroi se ka pasur marrëdhënie shërbimi me Bashkinë Vau i Dejës para mandatit të Shkrelit.

Ai tha se ka në pronësi disa mjete pune dhe se një furgon është përdorur për shërbime të ndryshme, duke shtuar se marrëdhëniet me persona të tretë kanë qenë në kuadër të punëve private dhe shkëmbimeve të shërbimeve.

Në një moment të seancës, kryebashkiaku Shkreli ka pyetur dëshmitarin lidhur me përdorimin e një automjeti, ndërsa gjykata ka vijuar me pyetjet për sqarimin e rrethanave.

Seanca u ndërpre për të vijuar me marrjen në pyetje të një dëshmitari tjetër të thirrur nga SPAK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks