Partia Demokratike në Shkodër ka nisur që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm procesin e referendumit për rikonfirmimin e Sali Berisha në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Sipas të dhënave nga PD Shkodër, në listat e anëtarësisë rezultojnë rreth 6800 anëtarë me të drejtë vote, të cilët pritet të marrin pjesë në këtë proces.
Që në momentin e hapjes së qendrave të votimit është vërejtur interes nga anëtarët demokratë për të ushtruar të drejtën e votës, ndërsa procesi do të vijojë deri në orën 18:00.
Në total, në Shkodër janë ngritur tre qendra votimi. Dy prej tyre ndodhen pranë selisë së PD-së, tek rruga e ish-gjykatës, ndërsa një tjetër është vendosur në njësinë administrative Bërdicë, për të lehtësuar pjesëmarrjen e anëtarëve të zonës.






