Një aksident ka ndodhur pranë fshatit Derven në aksin e rrugës Thumanë – Fushë Krujë.

Dy automjete, një Foriustradë dhe një furgon mallrash janë përplasur me njëra-tjetrën dhe dy persona kanë mbetur të plagosur. 

Drejtuesi i fugonit ka mbetur i bllokuar për rreth 50 minuta brenda mjetit, ndërsa është nxjerrë nga forcat zjarrfikëse.

“Mëngjesin e sotëm, në Derven, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin F. M. është përplasur me një furgon mallrash, me drejtues shtetasin L. M., 62 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve,”njoftoi policia.

Ai është dërguar me autoambulancë në spitalin e Traumës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu