Ballina Aktualitet Vijojnë në Shkodër takimet sensibilizuese për sigurinë rrugore në shkolla

Vijojnë në Shkodër takimet sensibilizuese për sigurinë rrugore në shkolla

 

Në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”, vijojnë në shkollat e qarkut Shkodër takimet informuese dhe sensibilizuese me nxënësit e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm. Aktivitetet po zhvillohen në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Takimet e radhës u organizuan nga ndihmësspecialistët e DVP Shkodër për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me stafet pedagogjike të shkollave “Martin Camaj”, “Nikoll Zaganjori”, “Gjon Ndoci”, “Rifat Zyberi”, “Ismail Qemali” dhe “Cor Jesu” në Shkodër.

Gjatë bashkëbisedimeve me nxënësit, fokusi kryesor ishte ndërgjegjësimi mbi sigurinë rrugore dhe rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit. Punonjësit e Policisë prezantuan materiale ilustruese, si dhe shpërndanë fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete mbi sigurinë në rrugë.

Aktiviteti u shoqërua me prezantime në Power Point, video dhe foto ilustruese, përmes të cilave nxënësit patën mundësinë të njiheshin më konkretisht me sinjalistikën rrugore, rregullat e qarkullimit, si dhe pasojat që sjellin aksidentet rrugore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks