Asnjë gol dhe nga një pikë për kokë. Tirana dhe Vllaznia nuk bëjnë dëme në “Selman Stermasi” në supersfidën e javës së 12 të Kategorisë Superiore.

Ndeshje e luftuar nga të dyja krahët por askush nuk pati guximim ta shtynte topin në rrjetë. Ky barazim i shërben Tiranës për të qëndruar në vend të parë në klasifikim ndërsa Vllaznia mbetet në kontakt me kampionët dhe mbyll këtë fundjavë me një rezultat që mund të konsiderohet pozitiv.

Në ndeshjet e tjera, Shpëtim Duro dhe Egnatia kaluan Laçin duke rikthyer te rezultatet negative ekipin kurbinas. 2-0 triumfuan rrogozhinasit në ndeshjen e orës 13.00. Agbekpornu  dhe Madeiros në pjesën e dytë i dhanë drejtim sfidës.

Nuk pati fitues në Kamëz mes Kastriotit dhe Kukësit ku skuadrat u ndalën në barazim 1-1 dhe verlindorët e mbyllin këtë xhiro të kampionatit në vendin e parafundit. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu