Protestës së opozitës i është bashkuar edhe Jozefina Topalli.

Topalli është fotografuar në sheshin para kryeministrisë, së bashku me bashkëshortin e saj dhe duke folur me demokratë të tjerë.

Në një prononcim për Ora News, ajo tha se tiran është fillimi i protestave dhe lëvizjeve të madh, si dhe shtoi se ky është fillim i fundit të qeverisë.

Topalli: Unë besoj se Tirana është e para që ka mbushur këtë shesh dhe ka qenë ajo që ka lëvizur themelet e regjimeve. Ashtu si në korrik do të jetë Tirana që do të japë theksin e kësaj protestash që do të vijojnë. Protestat duhet të vijojnë me një regjim të tillë. Qeveria mendon se nuk lëviz asgjë, por sot është fillim i fundit të qeverisë.

Ndërkohë, foltorja në bulevard është në pritje të folësve, të cilët pritet të jenë 20 person që do të japin 20 mesazhe të ndryshme.

Nga ana tjetër, kryedemokrati Sali Berisha  dalë nga selia blu edhe kryedemokrati dhe është duke i drejtuar tashmë protestës në bulevard para kryeministrisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu