Ballina Politike Kreu i PD Çylybyli në terren me deputeten Bardeli: Thirrje qytetarëve të...

Kreu i PD Çylybyli në terren me deputeten Bardeli: Thirrje qytetarëve të Shkodrës për protestën e 8 majit!

Kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka zhvilluar takime në terren me qytetarët, i shoqëruar nga deputetja Greta Bardeli, si dhe anëtarë të forumit rinor. Gjatë këtyre takimeve, përfaqësuesit e opozitës kanë diskutuar nga afër shqetësimet e banorëve, duke theksuar problematika si rritja e kostos së jetesës, mungesa e mundësive për të rinjtë dhe fenomeni i emigracionit. Drejtuesit lokalë të PD-së u kanë bërë thirrje qytetarëve të Shkodrës që të bashkohen në protestën e 8 majit, për të ngritur zërin ndaj çështjeve që i prekin drejtpërdrejt.

Statusi i plote i Çylybylit: 

Sot në terren, së bashku me deputeten Greta Bardeli, Fatjonin dhe të rinjtë e të rejat e forumit rinor, u takuam me qytetarët e Shkodrës. Diskutuam nga afër shqetësimet e tyre dhe i ftuam të bashkohen në protestën e 8 majit.
Pse duhet të protestojmë?
1.Sepse qytetarët meritojnë një qeverisje që i dëgjon dhe i përfaqëson realisht
2.Sepse rritja e kostos së jetesës po rëndon çdo familje
3.Sepse të rinjtë po largohen nga vendi për mungesë mundësish
4.Sepse korrupsioni dhe padrejtësitë nuk mund të pranohen si normalitet
5.Sepse demokracia kërkon zë dhe pjesëmarrje aktive
6.Sepse është koha të kërkojmë llogari dhe ndryshim
Më 8 maj, të gjithë bashkë për të ngritur zërin!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks