Ballina Politike Mbyllet zgjedhjet në PD Malësi e Madhe dhe Vau Dejës/ Rikonfirmohen Ferdi...

Mbyllet zgjedhjet në PD Malësi e Madhe dhe Vau Dejës/ Rikonfirmohen Ferdi Sterkaj dhe Benard Ndreca

Procesi zgjedhor brenda Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kryetarëve të degëve në Malësi të Madhe dhe Vau i Dejës ka përfunduar, duke sjellë rikonfirmimin e drejtuesve aktualë në të dyja bashkitë.

Në Malësi të Madhe, pas përfundimit të numërimit të fletëve të votimit, fitues është shpallur Ferdi Sterkaj, i cili ka siguruar 360 vota, përkundrejt 82 votave të kandidatit tjetër, Indrit Halaj. Me këtë rezultat, Sterkaj rikonfirmohet në krye të degës së Partisë Demokratike për një mandat të ri. Procesverbali i procesit zgjedhor është bërë pjesë e dokumentacionit zyrtar që shoqëron këtë proces.

Ndërkohë, në Vau i Dejës, sipas procesverbalit të komisionit të votimit, në zgjedhje kanë marrë pjesë 731 votues nga një total prej 1447 anëtarësh. Nga votat e hedhura, Bernard Ndreca ka marrë 438 vota, duke u renditur i pari dhe duke fituar drejtimin e degës për një mandat katërvjeçar.

Në garë për drejtimin e degës në Vau i Dejës kanë qenë gjithashtu Nikollë Fermosi dhe Valer Ndoja, të cilët kanë siguruar përkatësisht 138 dhe 151 vota.

Procesi zgjedhor në të dyja degët është zhvilluar në mënyrë të rregullt, ndërsa drejtuesit e rikonfirmuar pritet të fokusohen në forcimin e strukturave dhe rritjen e angazhimit politik në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks