Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. U., 20 vjeç, banues në Koplik, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. C., pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në lagjen “Mehaj”, në bodrumin e një banese të vjetër dhe të pabanuar, në pronësi të shtetasit N. D., 55 vjeç, janë gjetur pajisje të ndryshme elektrike që mund të përdoren për kultivimin e bimëve narkotike. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 111 pajisje të ndryshme elektrike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






