Ballina Kronike Dëmtuam ulëset e stadiumit dhe i hodhën në fushë/ Procedohen 6 tifozë...

Dëmtuam ulëset e stadiumit dhe i hodhën në fushë/ Procedohen 6 tifozë të Teutës së Durrësit

Screenshot

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. N., 23 vjeç; G. S., 21 vjeç; S. K., 20 vjeç; F. M., 20 vjeç; B. G., 21 vjeç; L. L., 21 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.
Pasi më datë 12.04.2026, në përfundim të ndeshjes midis ekipeve të futbollit “Vllaznia – Teuta”, e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, kanë dëmtuar disa stola në tribunat E4 dhe E5, dhe më pas i kanë hedhur në ambientet e brendshme të fushës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks