Ballina Kronike Goditet rrjeti i paligjshëm në Shkodër /Arrestohen 3 persona, kanosën babë e...

Goditet rrjeti i paligjshëm në Shkodër /Arrestohen 3 persona, kanosën babë e bir dhe prodhonin ushqime jashtë standardeve

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Produkti”, duke vënë në pranga tre shtetas të dyshuar për disa vepra penale, përfshirë kanosjen dhe aktivitetin e kundërligjshëm në fushën e produkteve ushqimore. Në kuadër të operacionit, u arrestuan shtetasit Gezim Bala, 67 vjeç, Elis Bala, 33 vjeç (babë e bir), si dhe Artan Bala, 61 vjeç, të tre banues në Shkodër. Sipas hetimeve, këta shtetas dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur për motive të dobëta dy shtetas të tjerë (babë e bir), me qëllim përfitimin e pasurisë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në aktivitetin tregtar të shtetasve G. B. dhe E. B., u konstatua se ata prodhonin produkte ushqimore të pamiratuara nga autoritetet përkatëse dhe në kushte që nuk përmbushnin standardet higjeno-sanitare të kërkuara.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë bllokimi i këtij aktiviteti të kundërligjshëm dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale etiketa dhe stampa për tetë produkte të ndryshme ushqimore, si dhe tre aparate celularë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale: “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

Njoftimi policise:

DVP Shkodër / Finalizohet operacioni policor i koduar “Produkti”.

Kanosën për motive të dobëta 2 shtetas (babë e bir), vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen etiketa dhe stampa për produkte ushqimore, si dhe bllokohet aktiviteti i kundërligjshëm.

Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Produkti”.

Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:

G. B., 67 vjeç, E. B., 33 vjeç (babë e bir), dhe A. B., 61 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Këta shtetas dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur për motive të dobëta 2 shtetas (babë e bir), me qëllim përfitimin e pasurisë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në aktivitetin tregtar të shtetasve G. B. dhe E. B., është konstatuar se këta të fundit prodhonin produkte ushqimore të pamiratuara nga autoritetet përkatëse, si dhe në kushte jashtë standardeve higjeno-sanitare për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë bllokimi i ushtrimit të aktivitetit dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, etiketa dhe stampa për 8 produkte të ndryshme ushqimore, si dhe 3 aparate celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale:
“Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks