Iu vodhi 2 shtetasve, çantat e dorës, ku ata mbanin shuma parash, kapet dhe vihet në pranga. Sekuestrohen një pjesë e parave të vjedhura dhe një monopatinë me të cilën lëvizte autori, të cilën dyshohet se e ka blerë me paratë e vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, kapën dhe arrestuan një shtetas 14 vjeç. Ky shtetas dyshohet se më datë 08.04.2026, në oborrin e Spitalit Rajonal Shkodër, i ka vjedhur shtetasit E. Dh., 45 vjeç, banues në Tiranë, çantën e dorëës, ku ai mbante një shumë parash. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se më datë 13.03.2026, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, i ka vjedhur shtetases M. T., 45 vjeçe, banuese në Shkodër, çantë e dorës, ku ajo mbante një shumë parash. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 600 euro dhe një monopatinë me të cilën lëvizte 14-vjeçari, të cilën dyshohet se e kishte blerë me paratë e vjedhura. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.






