Ballina Aktualitet Programi pas shkolle, Kumbaro: Mësuesit do të shpërblehen me 1000 lekë ora,...

Programi pas shkolle, Kumbaro: Mësuesit do të shpërblehen me 1000 lekë ora, thirrja e hapur edhe për profesionistë jashtë sistemit

Mësuesit që kontribuojnë në programin pas shkolle do të paguhen me 1000 lekë ora. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, njoftoi se honorari i parashikuar nga 500 lekë do të jetë 1000, ndërsa thirrja është e hapur edhe për mësues në pension apo specialistë.Programi pas shkolle është një nismë tashmë e miratuar nga qeveria që fëmijët të qëndrojnë në shkollë pas orarit të detyruar për të përfunduar detyrat apo për t’u marrë me aktivitete të ndryshme zejtare.“Këshilli i Ministrave vendosi që të dyfishojë honorarin me të cilin shpërblehen këto orë jashtë mësimit të detyruar në shifrën 10 mijë lekë të vjetra për orë, për 60 minuta. ishte parashikuar në 5 dhe kemi arritur në 10. E hapim listën e bashkëpunëtorëve jo vetëm për mësuesit që janë pjesë e sistemit, për mësues që janë në pension dhe janë aktivë, specialistë të ndryshëm të artit, muzikës, për artizanë që të bëhen pjesë e programeve jashtëshkollore ku shkollat sot do të kenë fondin e disponueshëm për të shpërblyer në mënyrë dinjitoze këta bashkëpunëtorë që vijnë nga komuniteti”, tha Kumbaro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks