Ballina Kronike Shkodër: Operacioni “Faza e parë” çon në arrestimin e babë e bir...

Shkodër: Operacioni “Faza e parë” çon në arrestimin e babë e bir për kultivim kanabisi

Shkodër / Vijon operacioni i koduar “Faza e parë”.

Kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen 2 shtetas (babë e bir).

Sekuestrohet një numër i konsiderueshëm fidanësh të dyshuar narkotikë kanabis, të sapombjellë në tokë, në vendin e quajtur “Këneta”.

Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional “Faza e parë”, për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare të tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Mali i Gjymtit.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan shtetasit P. D., 60 vjeç dhe A. D., 41 vjeç, të dy banues në fshatin Dajç, pasi dyshohet se kanë kultivuar një numër të konsiderueshëm fidanësh të dyshuar narkotikë kanabis, që u gjetën në vendin e quajtur “Këneta”, njësia administrative Dajç.

Operacioni antikanabis i koduar “Faza e parë” vijon.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮‍♂️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮‍♂️🤝
#denonconë112📞✅

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks