Rita Ora ka dhuruar një koncert madhështor në sheshin ‘Skënderbej’. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ishte veshur me flamurin kuqezi dhe performancën e nisi me këngën ‘Ritual’, të cilën e ka në bashkëpunim me DJ Tiesto. Para dhjetëra qytetarëve që ishin mbledhur për të ndjekur koncertin e saj foli në gjuhën shqipe duke thënë:

 “Do të shijoj çdo minutë të këtij koncerti. Ju falenderoj që keni dalë nga shtëpia sonte për të më ndjekur”.

Gjatë performancës, Rita Ora kërceu vallen e Tropojës me muzikën e valles në sfond, ndërsa dha mesazhin se “Nuk do ju zhgënjej kurrë”.

Në koncertin që nisi prej orës 20:00 performuan edhe këngëtarë si Semi Jaupaj, Ronela Hajati, Kida dhe Efi Gjika. Këngëtarja Rita Ora zgjodhi që të merrnin pjesë vetëm vajza dhe gra. Në rikthimin për të tretën herë në Shqipëri në kuadër të Javës Kulturore Britanike, Rita tha se i është mirënjohës këtij vendi, pavarësisht se fillimet e saj nuk kanë qenë të lehta.

Në daljet publike këngëtarja që ishte e shoqëruar prindërit, u shpreh se dashurinë për Shqipërinë, traditat, gjuhën e deri edhe ushqimin e ka të kultivuar prej tyre. Pasi u dekorua me titullin “Naim Frashëri”, nga presidenti Bajram Begaj, artistja tha se ç’do të thotë për të ky titull, dhe vetë figura e Naim Frashërit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu