Ballina Kronike I shpëtoi dy atentateve dhe siguroi informacione për tri ‘koka’ të krimit,...

I shpëtoi dy atentateve dhe siguroi informacione për tri ‘koka’ të krimit, ekstradohet nga Italia Aleks Ndreka

Ekstradohet nga Italia Aleks Ndreka, i shpallur në kërkim në operacionin “Metamorfoza” në korrik 2023, dhe ishte në masë sigurie “arrest në burg” në mungesë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje. Në njoftimin për shtyp policvia e shtetit thekson:

Në vijim të koordinimit të veprimeve operacionale, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit Aleks Ndreka alias A. D., 49 vjeç. 49-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Shtetasi Aleks Ndreka alias A. D. akuzohet se pasi ka siguruar informacion mbi vendndodhjen e 3 shtetasve shqiptarë,   ka organizuar dhe ka koordinuar bashkëpunëtorët e tij, duke organizuar prita, me qëllim vrasjen e tyre.

I njohur me nofkën ‘Leksi i Druve’, Aleks Ndreka i vendosur gjatë operacionit REVANSH pjesë e “Metamorfozës”, në masë sigurie, “arrest në burg” në mungesë,  është arrestuar në vitin 2024 në aeroportin e Malpensas në Milano. Ky personazh nga Lezha, biznesmen, i njohur për miqësinë dhe më pas për armiqësinë me ish deputetin socialist Arben Ndoka, ka qenë shenjestër e sulmeve me armë zjarri dhe të atentateve të dështuara.  49-vjeçari, në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”, GjKKO, më datë 23.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. ‘Leksi i Druve’ u sulmua më 1 dhjetor 2020 në superstradën Lezhë- Laç, ku mbeti mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë pasi u largua nga zona dhe shkoi vetë në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore. Autorët edhe në atë rast arritën të humbin gjurmët, pasi dogjën makinën në fshatin Pllanë të Lezhës. Ky nuk do ishte atentati i vetëm për të. Disa të tjerë pasuan, madje një tentativë për vrasjen e tij u planifikua edhe me dron. Gjatë Marsit të vitit të kaluar drejt tij u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, por nuk u kap nga asnjë plumb. Aleks Ndreka alias Aleksandër Deda nisi përplasjet e forta me ish-deputetin e PS, Arben Ndoka, pasi informacioneve të dyshimta të Ndokës, se Ardian Nikulaj dhe Deda kishin mundësuar futjen e Durim Bamit për të ekzekutuar vëllain e ish-politikanit, Aleksandër Ndoka.  Kjo armiqësi u zbulua për publikun, pasi Arian Tuku dhendri i Ndokës, arrestua gjatë megaoperacionit në Itali, ku SPAK lëshoi 50 urdhër arreste. Tuku sipas SPAK, ka tentuar të vrasë “Leksin i druve”, ndërsa ka siguruar kushtet dhe për vrasjen e të “fortit” të Niklës, Durim Bami.  Por perveç kësaj historie, “Leksi i Druve”, thuhet se ka patur rolin edhe për sigurimin e vendodhjeve të Dorian Dulit, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks