Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Në këto duele pati emocione, teksa u shënua një total prej 4 golash në Tiranë dhe Rrogozhinë.
Pikërisht në kryeqytet, në “Air Albania”, Dinamo barazoi me shifrat 1-1 ndaj Vllaznisë. Golin e parë në këtë sfidë e shënoi Bismark, në minutën e 43-të. Ndërsa në të 53-tën, Dejvi Bregu humbi një penallti për Dinamon.
Vlen të theksohet se shkodranët mbetën me 10 lojtarë në minutën e 93-të pas rishikimit në VAR, pasi Erdenis Gurishta u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Faton Nezirit.
Ndërkohë që në minutën e 102-të, Dinamo barazoi shifrat me Dejvi Bregun.






