Ballina Kronike Tjetërsimi i pronave të Rana e Hedhun, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin...

Tjetërsimi i pronave të Rana e Hedhun, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e Apelit të Shkodrës, dosja kthehet për rigjykim

Gjykata e Lartë ka rrezuar vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër dhe ka kthyer për rishqyrtim me një tjetër trupë gjykuese në Apelin e Tiranës çështjen e tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin. Kjo dosje evidentoi tjetërsimin e rreth 234 mijë metra katrorë tokë shtetërore ranishte, çështje për të cilën Apeli i Shkodrës gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë. Mes tyre ishte e ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, ish-kryetari i Qarkut, Gjok Ndoka, të cilët u dënuan me nga 3 vite burg secili.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

Fillimisht në këtë çështje së bashku me ish-kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatën e shkallës së parë Lezhë dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm.

Për tjetërsim pronash në bregdet ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetari i Qarkut Gjok Ndoka janë marrë të pandehur dhe nga SPAK, pas një hetimi të nisur në vitin 2019.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks