SPAK ka kërkuar ditën e djeshme kontrolle në burgun e Durrësit për aparate telefonikë. Kontrollet janë kryer edhe në qelitë e Ilir Beqaj, Erjon Veliaj dhe Aurel Zarkës.
Kërkesa e prokurorëve të posaçëm drejtuar policisë së burgjeve ndodhën pas përplasjeve në gjykimin administrativ ku kryebashkiaku i Tiranës hodhi akuza për mënyrën se si është emëruar në detyrë njëri nga prokurorët e çështjes. Po ashtu është kërkuar edhe lista e takimeve të personave që takoi Veliaj./oranews






