Ballina Kronike Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Xhaxhai i autorit donte lirinë, tërhiqet nga...

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Xhaxhai i autorit donte lirinë, tërhiqet nga kërkesa në Apel

Screenshot

Gjon Shkambi është tërhequr nga kërkesa e tij ne Apel për ndryshim të masës së sigurisë.

Në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në orën 11.30 ishte parashikuar zhvillimi i seancës për këtë kërkesë të Shkambit, por pas tërheqës se te pandehurit nga kërkesa, seanca nuk u zhvillua.

Më herët, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për zgjatje të afateve hetimore për një periudhe tre mujore për të verifikuar disa akte ekspertimi telefonike, të cilat janë dërguar ne laboratorin e prokurorisë së posaçme.Gjon Shkambi është xhaxhai i Elvis Shkambit, autor i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja më 6 tetor 2025, ngjarje ku mbetën të plagosur edhe babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurti, palë kundërshtare në procesin gjyqësor.

Gjon Shkambi, i cili ndodhej në sallë në momentin e ngjarjes, pretendon se nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që qëlloi ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.

Elvis Shkambi bashkë me xhaxhin e tij Gjonin po prisnin një vendim, mes të shumtëve në sagën e proceseve gjyqësore, sa i takon konfliktit që kishin me 31 familje për çështje pronësie. Familja Shkambi kishte përfituar një pronë si ish pronar që në vitet ’90 por strehimi i 31 familjeve në të njëjtën godinë nisi konfliktin gjyqësor që zgjat prej 3 dekadash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks