Ballina Politike Enea Karakaçi ‘shkund’ PS në Shkodër / Emëron njerëzit e besuar në...

Enea Karakaçi ‘shkund’ PS në Shkodër / Emëron njerëzit e besuar në krye të strukturave dhe largon ‘besnikët’ e Benet Becit!

Pas marrjes së detyrës si drejtues politik i qarkut të Shkodër, Enea Karakaçi ka nisur një proces riorganizimi të strukturave të Partia Socialiste e Shqipërisë në këtë qark.Në kuadër të këtyre ndryshimeve, Karakaçi ka caktuar si të deleguar për Shkodrën Ergys Verdho, një nga bashkëpunëtorët e tij të afërt. Ndërkohë, për bashkitë Pukë dhe Fushë-Arrëz është emëruar Edona Bilali, e cila rikthehet sërish në qarkun e Shkodrës në një rol organizativ. Karakaçi largon kështu deputetin Onid Bejleri, i besuar i kryebashkiakut Benet Beci. Në Malësi e Madhe, detyra e të deleguarit i është besuar Mentor Hima, një tjetër figurë e afërt me drejtuesin politik të qarkut, duke u spostuar deputeti Bujar Rexha.Të deleguarit e rinj pritet të jenë në mbështetje të Karakaçit për ristrukturimin e degëve lokale të Partisë Socialiste në të gjithë qarkun, me synim forcimin e organizimit dhe rritjen e eficiencës në terren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks