Ballina Aktualitet Edi Rama kritika deputetëve të Shkodrës: Mos i mbroni banorët e Rrjollit,...

Edi Rama kritika deputetëve të Shkodrës: Mos i mbroni banorët e Rrjollit, i kanë letrat e falsifikuara!

Gjatë një mbledhjeje të zgjeruar mes Grupit Parlamentar të PS dhe ministrave të kabinetit qeveritar, kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë pas prezantimit të drejtoreshës së Përgjithshme të Hipotekave, Lorena Goxhobelli, duke adresuar çështjen e pretendimeve të pronësisë nga disa banorë të Rrjollit në Shkodër.

“Nuk mund t’i jepni zë disa personave që pretendojnë një pronë që nuk është e tyre. Ne kemi ngritur një grup pune dhe rezulton se nuk kanë dokumente pronësie, por letra të falsifikuara”, është cituar të ketë thënë Rama, duke kërkuar gjithashtu distancim të deputetëve socialistë nga kjo çështje.

Banorët e Rrjollit kanë reaguar ndaj ndërtimit të një resorti turistik nga kompania “Gener 2”, duke e cilësuar atë si grabitje të pronës së tyre. Ata pretendojnë se disponojnë dokumentacion të rregullt për 400 dynym tokë, me vendim gjykate të vitit 2006.

Resorti, që mban emrin “Blue Borgo”, do të ndërtohet në kufirin mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll, me një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh. Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, së bashku me vëllezërit e tij, Astrit dhe Ahmet Ulaj, morën statusin e veçantë të “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje” për këtë projekt.

Kjo ngjarje ka rikthyer në qendër të vëmendjes debatet mbi pronësinë dhe legalitetin e dokumentacionit në zonat turistike të Shkodrës./vox

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks