Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka ndarë një mesazhin ‘e koduar’ në rrjetet sociale, një ditë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave. Në postimin e saj në Facebook, ajo shkruan “Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas.” Ky reagim vjen pas një mbledhjeje që u shoqërua me tensione dhe replika mes saj dhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë diskutimeve, Spiropali është parë edhe duke qeshur në momentin kur po flitej për strategjinë e komunikimit.






