Ballina Politike Tensione mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të...

Tensione mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura të socialistëve

Edhe pse kishte kërkuar një debat në grup për sa i përket mungesës së saj në seancën e imunitetit për Ballukut, nuk ndodhi një gjë e tillë në takimin e zgjeruar.

Por Burime nga selia roze bëjë me dijë se ka patur tensione në dy momente mes Kryeministrit Rama dhe Elisa Spiropalit. Gjatë fjalës së drejtoreshës së Kadastrës, ka patur një ndërhyrje nga Spiropalit duke i kërkuar që të ketë më shumë respekt për deputetët dhe në ato momente mësohet të ketë ndërhyrë Rama duke i thënë që të pushojë dhe të mos flasë.

Gjithashtu të njëjtat burime saktësuan që edhe në një moment tjetër gjatë kohës kur Spiropali përdorte telefonin, ka pasur një tërheqje vëmendje nga Rama ndërsa të pranishmit thanë që përgjigja e saj ishte me mimika.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks